Ajo e ka kuptuar që është vetëm…
Jozefina Topalli
·
Xhiseila ka humbur 12 kg per pak kohë.
Ajo eshtë një vajzë e bukur, e mençur , por me një histori të tmerrshme. Fytyra e saj flet per vuajtjen e pafund te saj.Syte e fundosur tregojnë të kunderten e fjaleve te saj.
Kush jemi ne që të gjykojmë vajzen nga fjalet.
Ajo eshtë berë kockë e lekurë, pa baba, pa vlla, dhe jeton në nje fshat ku nuk hyn as policia.
Kush janë keta trimat që gjejnë kurajo me e gjykue vajzen e re.
Në fakt Xhiseila eshtë një heroinë. Ajo nuk ka frikë per vehten. Ajo po kerkon të mbrojë jeten e motres dhe nenes. Ajo e din se ne të gjithë e kemi lenë vetem vajzen.
Cfare beme ne per të, pervecse e perdorem per qellime politike.
Kush prej nesh e di sa nete pa gjume, sa ankth e tmerr ka kaluar ajo. Kush prej nesh do e mbroje vajzen kur media e politika tegjejne një tjeter temë.
Dikush thote se historia e saj ngjason me filmin “ Gruaja me e bukur”. Ne fakt nuk eshte krejt ashtu. Tek filmi shteti eshte me vajzen.
Ketu vajza eshte vetem,kundra shtetit e mafies bashke;Vetem perballe nje politike qe kerkon ta perdore; Vetem perballe disa mediave qe kerkojne ta perdorin per audience dhe nje shoqerie civile inekzistente. Vetem perballe nje drejtesie te kalbur …vetem e rrethuar nga frika.
Vetem … Ajo e ka kuptuar që eshtë vetem…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



