E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akademiku i njohur fshikullon politikën:  Turp të përdorësh gjakun e dëshmorëve për trafik votash…
Sot

Akademiku i njohur fshikullon politikën: Turp të përdorësh gjakun e dëshmorëve për trafik votash…

Akademiku Artan Fuga ka “shpërthyer” me një postim në rrjet, lidhur me sjelljen politike në ditën e dëshmorëve, ndërsa e cilëson të turpshme të përdorësh gjakun e të rënëve për tregti apo trafik votash.

“Sot në 5 maj unë përulem para gjakut të dëshmorëve të familjes time të zgjeruar, të të gjithë të rënëve, të të gjithë atyre që luftuan për liri! I përjetshëm kujtimi i tyre!

Janë në themelet e Shqipërisë!

Turp për këdo që injoron e përgojon sakrificën e tyre!”, shkruan Fuga.

Reagimi i plotë i Artan Fugës:

Gjaku i të rënëve i takon vetëm Nënës Shqipëri, jo hipokritëve!

Sot në 5 maj unë përulem para gjakut të dëshmorëve të familjes time të zgjeruar, të të gjithë të rënëve, të të gjithë atyre që luftuan për liri! I përjetshëm kujtimi i tyre!

Janë në themelet e Shqipërisë!

Turp për këdo që injoron e përgojon sakrificën e tyre!

Turp edhe për ata që duan ta hipotekojnë gjakun e dëshmorëve a thua se u takon natyrshëm trashëgimia e veprës së tyre madhore!

Kërkojnë ta hipotekojnë për qëllime elektoraliste!

Është të përdorësh gjakun e të rënëve për tregti dhe trafik votash!

Vepra e dëshmorëve i takon vetëm Nënës Shqipëri. Kaq. Të tjerat janë dëngla maskarenjsh!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.