E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti në Sarandë makina drejtohej nga një 17-vjeçar pa patentë
Uncategorized

Aksidenti në Sarandë makina drejtohej nga një 17-vjeçar pa patentë

Policia ka dhënë detajet nga aksidenti tragjik në Sarandë ku humbën jetën 2 turistë italianë.

Mjeti drejtohej nga një 17-vjeçar, i cili është përplasur me motorin, ku i fundit i drejtuar nga italianët.

Në vendngjarje ende janë trupat e viktimave poshtë makinës. Turistët lëviznin me motor nga Ksamili në Sarandë. Shkak i aksidentit devijimi i korsisë nga Mercedes Benz. 

Benzi lëvizte nga Saranda drejt Ksamilit, por është gjetur në kahun e kundërt! Dëshmitaret ne orët e para te mëngjesit tregojnë për ngjarje horror. Dy trupat e viktimave të copëtuara. Ne drejtimin e Benzit një 17 vjeçar, pa patente.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.