E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti te diga e Liqenit Artificial, ky është i riu që u përplas me mjetin luksoz dhe u largua!
Uncategorized

Aksidenti te diga e Liqenit Artificial, ky është i riu që u përplas me mjetin luksoz dhe u largua!

https://x.com/publiklive/status/1693949574346383391?s=46&t=OxjNeYumxU7_B_6Zth1E3g

Personi në foto është Eldi Allushi me origjinë nga Durrësi, 26 vjeç, është i riu që po drejtonte mjetin luksoz që u përplas në digën e Liqenit Artificial në Tiranë.

Allushi është shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet se në momentin që është përfshirë në aksident ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike ose alkoolit.

Ai ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi në rrugën e ‘Kosovarëve’ dhe më pas ka ngjitur maloren që ndan aksin me shëtitoren e liqenit dhe më pas është përplasur me digën.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 22.08.2023, rreth orës 05:15, në Rrugën e Kosovarëve, dyshohet se automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin E. A., 26 vjeç, banues në Durrës, ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit.Drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.