E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akti terrorist në Zelandën e Re dhe media shqiptare
Sot

Akti terrorist në Zelandën e Re dhe media shqiptare

Në Zelandën e Re ka ndodhur një akt i poshtër, shume i rende, terrorist ku janë sulmuar dhe vrarë në dy xhami mbi 49 besimtarë myslimanë dhe janë plagosur rëndë më shumë se 50 të tjerë të cilët ishin duke kryer ritet e ditës së xhuma (faljen). Kryeministri i Zelandës së Re thotë se nuk ka asnjë emër tjetër veç “akt terrorist”.
Një pjesë e madhe e shtypit të botës e quan akt terrorist. Washington Post e ka titull të madh “49 killed in terrorist attack at mosques in Neë Zealand”, Boston Globe po ashtu “49 people killed in ‘terrorist attack’ at Neë Zealand mosques, Le Monde po ashtu “Au moins 49 morts dans une attaque terroriste d’extrême droite contre deux mosquées en Nouvelle-Zélande” etj. Sigurisht që ka gazeta kryesisht periferike, të njohura për qëndrime islamofobe që përmendin vetëm fjalët sulm apo masakër dhe jo terror. Ka edhe politikanë edhe këta kryesisht perfiferikë dhe islamofobë që nuk po përdorin fjalët sulm apo masakër. Por përderisa kryeministri i vetë Zelandës së re thotë akt terrorist, përderisa vetë komisioneri i policisë së Zelandës, MikeBush, (drejtori i përgjithshëm) e quan akt terrorist ka mbetur pak vend për fjalë të tjera edhe për ta.
Ndërkohë të gjitha portalet e dhe mediat në Shqipëri thuajse njëzëri flasin për masakër, flasin për sulm në xhami por jo për akt terrorist. Një pjesë e bëjnë nga iunjoranca dhe një pjesë e bëjnë edhe nga fakti që nuk kanë menduar kurrë vetë por marrin të mirëqena klidshetë që sulm terrorist është vetëm kur dikush del dhe qëllon me armë dhe thërret “Allahu Ekber”.
Ngjarja në Zelandën e re është prodhuar nga gjuha e keqe, nga gjuha islamofobe apo raciste, nga atmosfera e rënduar dhe e mbushur me gjuhë dhe qëndrime të tilla që e shonin islamin apo myslimanin si të papërputhshëm me “demokracinë apo vlerat e perëndimit” apo si rrezik që mund të na “kthejë pas në kohë të paemancipuara…”
Në librin madhështor “Liza në botën e çudirave” ka një dialog që të fuqishëm për përdorimin e gjuhës. Humpty Dumpty i thotë Lizës: “Fjalët kanë vetëm kuptimin që unë zgjedh që ato të kenë”. Liza e pyet: “A është e mundur që fjalët të ndryshojnë gjithnjë kuptim dhe të marrin kuptime të ndryshme”. Humpty Dumty i përgjigjet: “Kjo varet nga mjeshtri që i përdor”.
Portalet dhe media jonë, gaetarë dhe opinionistë nuk duhet të përdorin kurrë klishetë idiote dhe të rrezikshme që vijnë nga mjeshtra të përdorimit të fjalëve të cilët synojnë të “luajën mendsh” gjithnjë injorantët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.