Aktivisti i njohur Pesha:Për Portalin e financuar nga pronarët e konçesionit të incineratorëve 330 milionë euro ky eshte “dënimi im”

Tirana Post, një portal i drejtuar nga Mira Kazani dhe i financuar nga pronarët e konçesionit të incineratorëve të cilët do na grabisin sipas kontratave që u ka dhënë Rama rreth 330 milionë euro, më akuzon se jam i dënuar nga gjykata për përvetësim të fondeve publike etj. Foto është përgjigja ime jo për ta por për miqtë e mi dhe ata që i respektoj e më respektojnë.
Tani, sa herë që në këtë vend ka protesta, një grusht “gazetarësh” të financuar me fonde publike, mbushin topat e tyre prej letre me baltë e vrer dhe bombardojnë këdo që mendon ndryshe. Strategjia e tyre është të intimidojnë këdo që guxon të artikulojë të vërtetën dhe të trembë ata që mendojnë ta bëjnë një gjë të tillë.
Unë nuk jam trim mbi trimat, por kam një raport të ngushtë me lirinë dhe të vërtetën. Më pëlqen liria, më pëlqen të them atë që mendoj, më pëlqen të reagoj kur shoh padrejtësi dhe sigirisht që jam i gatshëm të paguaj edhe faturat, shpesh herë të kripura, që kjo zgjedhje ka.
Unë besoj se ka vetëm një mënyrë se si ne mund të shndërrohemi nga prindër emigrantësh në qytetarë krenarë të një vendi që zhvillohet: Reagimi ndaj padrejtësisë.
Një shoqëri e cila hesht dhe konformohet ndaj të keqes është e destinuar të zhduket, ashtu siç po zhduket ngadalë Shqipëria ku shumica e të rinjve duan të ikin sepse nuk shohin shpresë. Unë nuk dua që mbas disa vitesh të flas me tim bir vetëm në skype e ta shoh veç për festa. E urrej këtë ide. As nuk dua të emigroj 40 e kusur vjeç veç për ti qëndruar afër. Kjo më trishton.
Ndaj dal e do dal sa të kem fuqi e do bërtas sa të kem forcë. Kjo është e vetmja arsye!
Përqafime!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



