E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aktori “degjeneron” Ramën: Me kë konkuron o artist, me kë flet?
Sot

Aktori “degjeneron” Ramën: Me kë konkuron o artist, me kë flet?

Komediani i njohur e ka cilësuar qesharak dhe të pakuptimtë fjalimin e Edi Ramës në hapje të fushatës zgjedhore të Rilindjes.

Sipas Dedës, etiketimet e Ramës ‘Ne dhe ata’, janë të pakuptimta, pasi Rama në këto zgjedhje është i vetëm, dhe nuk është e pakutimtë të atakosh një kundërshtar që nuk është në garë.

Ja postimi i Jul Dedës:

Nuk e kuptoj kete fjalimin e Rames, “Ata keshtu, ne ashtu. Ata keq, ne mire. Ata prish, ne rregullo”, nuk e marr vesh kete ligjerate. Dikush t’i thote piktorit, se s’ka “ata”, je vetem ne zgjedhje (nese do mund t’i besh).

Me ke konkuron o artist, me ke flet? Kujt i referohesh? Apo nuk rri dot pa “ata”? E kupton edhe vete se pa “ata” je nul, sepse nuk quhesh dot as mazhorance nese fiton dhe as opozite nese humbet, je kot. Vdiqe per pak “ata”. Hajt se do te kaloje. Mos u merzit.

P.s. Meqe ra fjala, kjo hapje e shtirur, e shpifur dhe e vetmuar e fushates, ngjan me shume si nje mbyllje ne bunkerin e masturbimit kolektiv.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.