E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aktori shqiptar shokon :”Kam pirë hashash për këtë rol “
Uncategorized

Aktori shqiptar shokon :”Kam pirë hashash për këtë rol “

Të gjithë e mbajnë mend filmin “Unë, ti dhe Kasandra”, i cili ishte një realizim që theu barriera me tematikën që trajtonte për shoqërinë tonë.

Po ashtu edhe aktorin kryesor Neritan Liçaj, i cili luante rolin kryesor të djalit që quhej Gent dhe për këtë rol Neritanit i është dashur të sakrifikojë goxha.

Genti ishte një personazh i rrethuar nga ngjarje të rrëmbimshme, e për këtë aktori shqiptar në një intervistë për “Urbanusblog” ka rrëfyer se i është dashur të konsumojë edhe hashash vetëm që të përjetonte atë që një përdorues hashashi ndjen.

Po mesa duket organizmi i tij nuk e pranon, pasi siç na tregon Neritani duke qeshur,  thjesht piu pak e ka nxjerrë zorrët dhe nuk ka pasur më ndërmend që ta provojë, asnjë moment të vetëm.

Megjithatë përveç provimit të hashashit, ai tregon se nuk ka qenë shumë e vështirë që ta realizonte atë rol në madhështinë e tij, pasi ishte një realitet që tashmë e jetonin.

Të rinjtë intelektual ishin ata që kishin filluar ta pinin të parët dhe të ishin përdorues të rregullt, ndaj ishte një realitet i prekshëm. Shqipëria sapo kishte dalë nga ndrydhja dhe po mundohej të kopjonte botën perëndimore dhe kjo ishte një nga ato kopje.

Neritan Liçaj thotë:

Nuk është e në kohën e Enverit nuk kishte të droguar? Kishte, kishte, po ata thjesht nuk i linte sistemi që të njiheshin, i shtypte dhe kështu që e bënte një fenomen të panjohur.”

“Unë, ti dhe Kasandra” ka ardhur aq afër publikut sepse ishte diçka që po e përjetonim të gjithë si shoqëri, ndaj edhe ndikimi ishte më i madh dhe u pëlqye aq shumë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.