Aktorja e famshme kërkon nga reporterët të pyetet për filmin dhe jo për martesën
Edhe pse vetëm 27 vjeçe, Margot Robbie ka luajtur tashmë në filma të shumtë me shumë çmime të fituara, ka hapur kompaninë e saj të filmit, dhe është në pritje të marrjes së çmimit për aktoren më të mirë në Oscar 2018 për rolin e saj në filmin, Tonya. Për disa arsye, disa njerëz do të përqëndroheshin më tepër në martesën e saj, sesa në suksesin e karrierës së saj, edhe pse ajo po promovon këtë karrierë shumë të suksesshme.

Robbie kohët e fundit i tha Page Six se, që kur ajo filloi të merret me promocionin e filmit Tonya, reporterët kanë filluar të pyesin më shumë për martesën se për ecurinë e filmit, apo për rolin që kisha në të.

Është e mrekullueshme që ajo është në dashuri dhe për fat të mirë është martuar me Ackerley, por kur intervistohet për qëllimin e vetëm të promovimit të filmit Tonya, ka kuptim që ajo do të preferonte të pyetet për filmin, dhe jo për marrëdhënien e saj martesore, që është një gjë ndryshe.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


