Aktorja turke i vë veshin fjalëve të bashkëshortit
Aktorja e dashur turke, Beren Saat, e cila kohët e fundit ka rënë në sy për dobësimin e tepërt, ka nisur të frekuentojë një dietologe.

Media turke thotë se më në fund aktorja duket se ka vendosur t’u “vërë vesh” paralajmërimeve të të shoqit, Kenan Dogulu, i cili shqetësohej për shëndetin e saj. Sipas gazetës “Posta”, Saat, e cila së fundmi është paraqitur para shikuesve me serialin “Sulltanesha Kosem”, ka nisur një program të veçantë ushqyerje.

Aktorja 33-vjeçare, mësohet se ka humbur 7 kilogramë duke rënë nga 54 në 47 kg.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


