Voltana Ademi i përgjigjet Ramës: Nuk bëhet vendi me batuta
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi në përgjigje të kryeministrit Edi Rama tha se vendi nuk bëhet me batuta dhe se Shkodra nuk mund të karahasohet me Vlorën, pasi aty janë zhdukur 20 persona.
Ademi theksoi ndër të tjera se Rama nuk i ka dhënë asnjë investim Shkodrës, por pavarësisht kësaj njerëzit kanë besim tek ajo.
“Shkodra nuk mund të krahasohet me qytetin e Vlorës. vendi nuk bëhet me batuta. Shkodra nuk mund të bëhet si Vlora me 20 të zhdukur, 13 ndër të cilët janë zhdukur në viti 2018. Njerëzit i dinë investimet këtu, në fund të fundit vendi nuk bëhet me batuta e ironi, kryeministri duhet të ulet më këmbë në tokë“, – tha kryebashkiakja e Shkodrës për mediat.
Ndërsa kryeministri Edi Rama tha dje nga Kongresi i PS-së: “Ju në Shkodër, shikoni Vlorën dhe pyesni veten a doni që edhe Shkodra të ndryshojë si Vlora.” /Gazeta Liberale
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



