E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuza e  deputetit të PD: Taulant Yaris po sillet si anëtar i bandës së Fushë Krujë
Politikë

Akuza e deputetit të PD: Taulant Yaris po sillet si anëtar i bandës së Fushë Krujë

Qytetarët e kanë parë sesi ai po sillet si anëtar i bandës së Fushe Krujës në mbrojtje të Rrahman Rrajës dhe djalit të tij përdhunues”.

Akuza e rëndë vjen nga deputetit i PD-së, Enkeled Alibeaj, pas njoftimit se Taulant Balla e ka kallëzuar atë më Prokurori.

Për Alibejan, “Inflacioni me padi apo show në prokurori nuk e shpëton dot Taulant Ballën nga përgjigja: pse qeveria e tij nuk shfaq çfarë përmbajnë kamerat e Policisë së Fushe Krujës”.

Reagimi i Enkeled Alibejat

Inflacioni me padi apo show në prokurori nuk e shpëton dot Taulant Ballën nga përgjigja: pse qeveria e tij nuk shfaq çfarë përmbajnë kamerat e Policisë së Fushe Krujës.

Përsa kohe qeveria mbulon të vërtetën, Taulant Balla nuk ka pse të ndjehet i fyer, kur ne i kujtojmë se ai ka marrë pjesë në kërcënimin me pistoletë në kokë të nënkomisar Emiljano Nuhut.

Qytetarët e kanë parë sesi ai po sillet si anëtar i bandës së Fushe Krujës në mbrojtje të Rrahman Rrajës dhe djalit të tij përdhunues.

Qytetaret nuk kanë harruar se ditën e parë të reagimit të tij, Taulant Balla quajti “idiotizëm” përdhunimin e vajzës nga djali i kolegut të tij.

Loja me padi është e dalë boje, njësoj si gënjeshtrat e Taulant Yaris se në 21 Korrik ishte njëherë në inaugurim, njëherë për peshk.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.