Akuzat ndaj Xhafajt/ Manjani ka një këshillë për Edi Ramën: Mbaje në qeveri, por…
Është kjo këshilla që ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ka dhënë Kryeministrit Edi Rama.
“Xhafaj mund të jetë anëtar i kabinetit, por jo ministër i Brendshëm. Nuk e ka më moralin që të mbajë këtë detyrë dhe këtë e them në planin politik, publik dhe të imazhit”, tha Manjani.
Në vijim ai tha se Rama abuzon me diplomatët e huaj, referuar deklaratës së Kryeministrit në sallën e Kuvendit, sipas të cilit ambasadori amerikan në Tiranë, nuk ka shprehur shqetësime lidhur me akuzat e opozitës.
“Ne e dimë tashmë që Rama abuzon me deklarimet në lidhje me ambasadorët, nuk është ashtu sikundër shprehet ai”, tha Manjani, i cili sot ka pasur një takim kokë më kokë me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



