Akuzat për familjen, Basha : Ramën e ka zënë sevdaja me kunatin tim…
Nëse gjen që ka shkelur ndonjë ligj…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për akuzat që janë adresuar ndaj familjes së tij nga Kryeministri Rama dhe deputetë të PS-së.
Kunati im ka një aktivitet privat është marrëdhënie privat-privat, tha Basha, ndërsa Rama ka ka 5 vite kontrollon institucionet shtetërore. Kryeopozitari i lëshoi Ramës edhe një sfidë: Nëse ka shkelur ligj
“Ai ka një bizës privat, gjithë aktivitetin s’ka përfituar asnjë fond nga qeveria, kunati s’merret me trafik droge, s’merret me trafik kokaine, s’vë gjoba, as bën shantazhe. Asnjë prej klientëve të kuantit tim s’ka përfituar leje, licenca nga mua dhe s’ka për marrë kurrë”, tha Basha në debat me analistin Andi Bushati, i ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24.
“(Ramës) I ka mbetur të merret vetëm me kunatin tim. Se s’ka asnjë argument tjetër skam ca ti bëj e ka zënë sevdaja me kunatin tim, le të merret me kunatin tim”,shtoi Basha.
***
“Unë nuk e rrëzoj dot Ramën me dhunë”, Basha tregon si do “flaket” kryeministri nga pushteti: Për një javë ai largohet…
Lulzim Basha ka shpjeguar platformën e opozitës për vetingun në politikë, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin në “News24”.
Përballë analistëve Fatos Lubonja dhe Andi Bushati, kreu i opozitës tha se me këtë proces synohet t’i jepet fund lidhjes së politikës me krimin.
Gjatë fjalës së tij ai u përplas me Andi Bushatin i cili i tha se doli nga fjala kur tha se nuk do të hyjë në zgjedhje me Ramën, ndërsa Basha ju përgjigj duke i thënë se e lanë vetëm dhe prandaj u fut në zgjedhje.
Ndër të tjera Basha ka thënë se ai nuk mund ta rrëzojë Edi Ramën me dhunë, sepse është antikushtetuese, por këtë mund ta bëjë vetëm populli.
“Është e lehtë të mbledh 10 mijë militantë dhe ta pushtoj me dhunë kryeministrinë. Por, çfarë do ndodhë? Do çohet Merkeli, Trump dhe do thonë grusht shteti, ktheni institucionet. Nëse çohet populli do marrin Ramën e do i thonë dëgjo popullin lër zyrën , nëse ngrihet populli ai ikën për një javë”, tha ai.
Nga ana tjetër Lubonja ka replikuar për këtë deklaratë të Bashës.
“Kur të dali populli do ta marrin në telefon ata Ramën dhe do i thonë ik”, kështu the ti. Problemi është këtu, nëse ju nuk keni besimin se ky popull ju ndjek, jo se jep urdhër Amerika… në këto situata zotëri ju më thoni të dalë populli. Por ja që populli nuk del, dhe unë po të coj në regjime të tjera, por të coj te Putini, Erdogani, që ka opozitë por ja që nuk fiton asnjëherë. Hajt bëjmë analizën se përse nuk fitojnë, se ata janë më trima se ne. Mos t’ia vëmë fajin vetëm popullit pse nuk dilni ju”, tha analisti Lubonja.

Rakipi: Çfarë është vettingu në politikë?
Basha: Shqiptarët e mbajnë mend fare mirë se në Parlamentin e kaluar Rama futi njerëz pa lidhje me politikën, po as me PS, por vetëm se u angazhuan në fushatën e 2013. Një pjesë tyre ishin dënuar në vendet e BE për vrasje, përfshirje në krimin e organizuar, trafik droge, etj. Emra të njohur për publikun nga Mark Frroku, Armando Prenga, Elvis Rroshi. Pas situatës së krijuar pati një konfrontim fizik në Parlament, më pas pasoi bojkoti, dhe nisur nga kjo gjendje u kalua në ligjin e dekriminalizimit. Ky ligj ka larguar plot 333 zyrtatë të lartë, nga deputetë, e deri te administrata.
BEBATI
Bushati: A e beni dot për vete vetingun?
Basha: Nuk e bëjmë për vete… se duhet ta sqarojmë këtë…
Bushati: Kjo e vettingut të politikanëve është një flluskë sapuni. Ose është një qasje naive ose një shtrirje dore për një marrëveshje të dytë me Ramën. Ajo që ju thoni dekriminalizmi, qe një dështim. Ju fituat dekriminalizmin, Rama fitoi zgjedhjet. Bëri një truk dhe solli një tjetër lloj krimineli në parlament. Prandaj çështja kryesore këtu do punojmë për të përmirësuar Edi Ramën, apo për të shporrur Edi Ramën. Ju jeni tek iluzioni që duhet të pastroni Edi Ramën, Ka marrë fund kjo histori. Jeni në barrikadën, do e flakni tej apo doni lëmoshë nga Edi Rama, doni tavolinë me Ramën?
Basha: Kjo që shtron Bushati na çon në marsh të pestë tek procesi. Ajo që flisnim është përmbajtja. A duhet të largohen politikanët e lidhur me krimin nga institucionet? Nuk ka për të pasur më asnjë negociatë me Edi Ramën.
Bushati: Nuk je i besueshëm. Se këtu në këtë studio thatë që nuk hyhet në zgjedhje me Edi Ramën.
Basha: Më latë vetëm ju. Kam bërë betejën 180 ditë. Ju duhet të ndani shumë gjëra, që ka rëndësi t’i kuptoni. Nëse doni të largojmë Ramën dhe të vijë një tjetër Ramë që të bëjë dhe km dhe shoqërinë civile, atëherë nuk do ndryshojmë asgjë. Ne si opozitë nuk jemi këtu vetëm për të larguar Ramën por të mos vijë një tjetër Ramë. Duam të ndryshojmë sistemin.
Bushati: Është propagandë. Do hysh e do dalësh gropë në zgjedhje.
Lubonja: Të gjithë ne duam politikanë të ndershëm, dhe vetingu që kërkoni ju , nëse do kemi parasysh atë të gjyqtarëve dhe të policisë, që do ngrihet një komision që do kontrollojë si e kanë pasurinë politikanët, dhe kur s’do na e thonë si e kanë vënë, këta nuk do jenë më në politikë…
Basha: Edhe për lidhjet me kirmin… për një foto janë hequr gjyqtarë e prokurorë…
Lubonja: Problemi i parë është ai procedurial, e dyta, revulucioni do forcë, duhet të vijë një forcë e re ose ju të bëheni forcë radikale, ose përndryshe ndërtohet gjoja një formë e re e luftës që nuk është efikase.
Bushati: Më thuaj çfarë do bësh?
Basha: Që të të them se çfarë do bëj duhet të të them se çfarë kam bërë këto 5 vite
Bushati: Nuk më duhet
Basha: Jo u duhet qytetarëve. Kam folur që ditën e parë për drogën. Unë e dija që ky erdhi në pushtet me kriminelët. Po çfarë t’u thoja shqiptarëve, që ditën e dytë hajde të ngrihemi në revolucion? E kemi bërë ne këtë si opozitë. Tani do ju them çfarë do bëjmë
Lubonja: Ju e keni bërë po ku është rezultati? Ai të shemb teatrin pa të pyetur ty, pa pyetur presidentin, pa pyetur asnjë njeri, me një letër nga Brukseli. S’keni arritur sukses.
Basha: Si do ta flak Ramën? E para dua të rrëzohet që sonte, por ka dy gjëra…. kryetari i një opozitë nuk mund të rrëzojë me dhunë Ramën, rrëzimin me dhunë mund ta bëjë populli. Partia politike ka për qëllim ta bindë popullin dhe t’i ofrojë alternativën. Unë jam këtu që t’ju bind që unë e kam një alternativë. Dhe kjo alternativë merret me gjithë sistemin jo vetëm me Ramën
Lubonja: Nëse quani alternativë vetingun…
Basha: Po duhet të jenë qytetarët që ta rrëzojnë. Kur të ngrihet populli me mua në krahun tuaj, atëherë Rama rrëzohet për një javë. Është e lehtë të mbledh 10 mijë militantë dhe ta pushtoj me dhunë kryeministrinë. Por, çfarë do ndodhë? Do çohet Merkeli, Trump dhe do thonë grusht shteti, ktheni institucionet. Nëse çohet populli do marrin Ramën e do i thonë dëgjo popullin lër zyrën.
Bushati: Nuk iu kërkoi njeri të bëni revolucion, as të bëni heroin. Të bëni detyrën tuaj. Ç’kuptim ka anëtarët e këshillit bashkiak të qëndrojnë në këshill. Ç’kuptim ka që deputetët e opozitës të rrinë në parlament. Ju jeni para zgjedhjes, do shërbeni si fasadë që këtu ka akoma pluralizëm, apo do tërhiqeni.
Basha: Ma shpjego.
Bushati: Tërheqje nga këshillat bashkiak, tërheqje nga parlamenti. Ata thonë që me të njëjtët oligarkë që ndan paratë Rama i ndan dhe Luli.
Basha: Asnjëherë, kurrë. S’kam qenë kurrë i ulur me kriminelë. Kam qenë nën presionin e tyre për 4 vjet si kryetar bashkia por nuk kam qenë me ta.
Bushati: Braktisje e një sistemi që të mos bëni më fasadën.
Basha: E vetmja negociatë me Edi Ramën është largimi i tij.
***
Bushati: Ti ke zhdukur ata që kanë patur kundërshtime, Jozofina Topalli për shembull.
Basha: Karrige të përjetshme në politikë nuk ka për të pasur. Çfarë do të bëjmë për mediat, do të ndërpresim kanali e pistë të parave. Ne do të funksionojmë duke fuqizuar platformën publike te media, privatja të funksionojë si e tillë. Ju të jeni të bindur se kështu largojmë Ramën, por edhe ndërpresim financimet e dyshimta në media e kudo tjetër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



