E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Albi Nako tregon tragjedinë që i mori 8 persona të familjes
Uncategorized

Albi Nako tregon tragjedinë që i mori 8 persona të familjes

Një mbrëmje e mbushur plot emocione,e  cila ka hapur plagët e vjetra të shumë shqiptarëve.

Në “Dance with me”, performanca e Rudinës dhe Iliardit ju dedikua tragjedisë famëkeqe të Otrantos.  E ndërsa kërcenin në sfond dëgjohej kënga drithëruese “Jon”, rreshtat e të cilës i dedikohen njërëzve që humbën jetën në këtë tragjedi.

Koreografi i njohur Albi Nako rrëfeu se kjo  performancë i dedikohet 8 persobnave të familjes së tij që humbën jetën në këtë tragjedi.

“Mbaj mend që në atë periudhë, kam qënë në shkollë dhe morëm vesh për eksodin. Me një shok, i hipën trenin dhe shkuam në Durrës. Kapërcyem shumë barrikada derisa arritëm të hipnim në anije. Atje dëgjojmë të shtëna armësh, pamë gra dhe fëmijë që hidheshin në det. Terror psikologjik.Anija Partizani nuk u nis dhe ne u kthyem nga deti me not në mes të dimrit. Në breg kisha babain që ishte tmerruar se i kishin thënë se t’u nis djali.

Referuar kësaj performance, unë jam bazuar tragjedisë së Otrantos, në të cilën unë vet humba 8 persona nga fisi.”- tha Albi duke shokuar gjithë publikun.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.