E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Albi Nako :Vajzat shqiptare, “Të vlerësojnë nga marka e Xhipit dhe togëza e rripit”
Sot

Albi Nako :Vajzat shqiptare, “Të vlerësojnë nga marka e Xhipit dhe togëza e rripit”

Materializmi është një fenomen gjithmonë e në rritje, ku shumë njerëz përfundojnë duke u fiksuar pas gjërave të shtrenjta. Në ditët e sotme njerëzit po gjykohen nga ato që kanë dhe jo nga ajo që ata janë në të vërtetë.

Duket sikur çdo gjë po vlerësohet e po matet vetëm me vlerën e parasë. Edhe Albi Nako ka reaguar nëpërmjet një postimi në “Insta Story”, ku shprehet se vajzat shqiptare të vlerësojnë nga marka e makinës apo nga veshjet e shtrenjta.

Albi shkruan se koha e shpenzuar për të lexuar është zëvendësuar me kohën për t’u stërvitur.

Postimi i plotë:

Nëpër vendbanimet tona nuk ka libra dhe biblioteka, por në çdo lagje ka një palestër për mirëmbajtjen e trupit, sepse te ne nuk është e turpshme të jesh ‘trutrashë’, por ‘truptrashë’: Vashat tonë nuk vlerësojnë djalin nëpërmjet asaj që ka në kokë e shpirt, por për nga marka e ‘Xhipit’ (Jeep) dhe nga tokëza e rripit.”

Pavarësisht kësaj edhe Albi duket se është i pasionuar pas veshjeve të markave të njohura apo pas makinave luksoze.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.