Albin Kurti flet për kryeministrin Edi Rama
I pyetur nga gazetari i Veliu i Top Channel se cili është mesazhi i tij për shqiptarët dhe si e shikon marrëdhënien me Ramën, Kurit ka thënë: “Unë besoj që do të bashkëpunojmë mirë, unë e njoh kryeministrin e Republikës së Shqipërisë kemi nevojë që ato marrëveshje që deri tash janë nënshkruar sa më shumë ti zbatojmë.
Unë besoj do të kishte qene mirë të kemi komisione qeveritare sa i përket politikës së jashtme, mbrojtjes së sigurisë dhe mbrojtjes së burimeve natyrore, por gjithashtu edhe një regjistër të përbashkët civil dhe të bizneseve. Si dhe Kosova dhe Shqipëria kanë hapësirë mundësi që të integrohen me njëra-tjetrën shumë më shumë se saç aktualisht është rasti, prandaj unë i gëzohem bashkëpunimit që do të kem me Republikën e Shqipërisë sepse edhe nevojat e qytetarëve edhe vullneti im është për këtë gjë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



