E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Albin Kurti flet për shkarkimin e Thaçit dhe postet që mund të marrë Vjosa Osmani e Isa Mustafa
Politikë

Albin Kurti flet për shkarkimin e Thaçit dhe postet që mund të marrë Vjosa Osmani e Isa Mustafa

Lideri i Vetëvendosje i cili pritet të marrë postin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nuk e përjashtoi mundësinë që kryetari i LDK-së, Isa Mustafa të marrë postin e Presidentit, por nënvizoi se kjo mund të bëhet në një fazë të dytë, duke theksuar se çështja urgjente është krijimin i qeverisë së re. opinionalbinkurti Ai vlerësoi deputeten Vjosa Osmani, e cila kandidoi nga radhët e LDK-së si kandidate për kryeministre. “I takon zonjës Osmani të flasë. Ajo ka dashur që të bëhet kryeministre e Republikës së Kosovës. Tash duhet të shohim planin B.

Unë kam pasur bashkëpunim shumë të mirë me zonjën Osmani. Besoj se do të qeverisim mirë bashkë. Ajo ka qenë kryetare e komisionit për punët e jashtme. Nëse shikoni votimet e zonjës Osmani me Serbinë përputhen me Vetëvendosje. Prandaj, kemi një shans të mirë me të. Qoftë si ministre e punëve të Jashtme, qoftë si kryeparlamentare ajo do ta kryente shumë mirë”, theksoi ai për “Opinion” nga Blendi Fevziu.

I pyetur nëse do ta kërkonte shkarkimin e Hashim Thaçit, Kurti tha se nuk i ka votat e nevojshme, ndërsa shtoi se ai ka bërë diçka të paimagjinueshme pasi ka pranuar të bëjë shkëmbim territorial me Serbinë. “Ne gjithmonë e kemi kërkuar shkarkimin. Nuk kemi ende vota për ta bërë shkarkimin. Problemi më i madh që e kemi me Presidentin, tash të shohim qëndrimin e tij në raport me Serbinë. Ai ka bërë diçka të paimagjinueshme pasi ka pranuar të bëjë shkëmbim territorial me Serbinë. Ai e ka quajtur korrigjim të dhimbshëm të kufijve. Nëse marrim Preshevën dhe Bujanovcin.

Unë nuk hyj në pazare me Serbinë për tokën e Kosovës. Ne nuk e konsiderojmë që shqiptarët e Preshevës nuk janë të barabartë me serbët në Veri kur dihet se në këto vise janë strukturat e Serbisë dhe shqiptarët janë autokton, kur dihet se në Veri ka edhe serbë që kanë shkuar nga Rahoveci”, shtoi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.