Albumi i shqiptares ndër 50 më të mirët e vitit 2017
“Billboard” në mesin e shumë albumeve të shumë yjeve botërore, e përzgjodhi albumin e kosovares “Dua Lipa” në pozitën e 43-të, ndër 50 më të mirët e vitit 2017 nga kritikët e “Billboard”.
“Një hit i vetëm nuk e bën dikë superyll. Teksa hiti ‘NewRules’ po vazhdon të thyejë rekorde dhe të ngjitet në ‘BillboardaHot 100’ është albumi debutues i nivelit të lartë që e futë atë në mesin e yjeve më premtuese të zhanrit pop. Që nga ‘IDGAF’ e deri te ‘Lost In Your Light’ 22-vjeçarja londineze ka treguar një klas të lartë – të cilin mezi presim ta shpalosë në të ardhmen”, ka shkruar ‘Billboard’ në përshkrimin për albumin e Dua Lipës,

Me albumin debutues, Lipa fitoi ditë më parë pllakën e artë për shitjet milionëshe të tij, ndërsa me hitet e vitit 2017 ajo u bë këngëtarja më e dëgjuar në “Spotify” në Britani të Madhe.
Top pesëshja e albumeve nga “Billboard” është:
- Kendrick Lamar – “Damn”
- SZA – “Ctrl”
- Lorde – “Melodrama”
- Jay-Z – “4:44
- Khalid – “American Teen”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


