Aleati i Bashës sulmon Presidentin e Komisionit Europian: Pijanec dhe me tendencë për LGBTI. Të keqen e…
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka sulmuar në rrjetet sociale, Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Junker, duke postuar foton e këtij të fundit duke u puthur me Kryeministrin Rama.
Ndoka shkruan se Junker është pijanec dhe me tendencë për LGBTI.
Sipas demokristianit, Presidenti i Komisionit Europian di që zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në muajin prill.
“Rëndë ky Juncker; pijanec dhe tendencë për lgbti!😡 Të keqen e Knutit!😉
Ky i din zgjedhjet lokale në Prill, pupu, mirë që nuk e kemi në Shtator!🙏”, shkruan Ndoka.



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



