E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alfred Peza largohet nga Partia Socialiste
Politikë

Alfred Peza largohet nga Partia Socialiste

Deputeti dhe gazetari Alfred Peza është larguar nga Partia Socialiste, disa ditë pas largimit të Vasilika Hysit, Besnik Bares dhe Sadri Vorpsit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, lajmin e ka dhënë vetë Peza. Ai shkruan se është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe ka vendosur që të mos kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas tij, karrigia e deputetit nuk është më për të në këtë fazë të jetës.

Postimi i plotë:

Të dashur miq!

Sapo mbarova një takim me Kryeministrin Rama dhe kam dëshirë të ndaj me ju arsyen dhe përfundimin e takimit.

Kryeministri më kërkoi gatishmërinë për të qenë pjesë e skuadrës së deputetëve, për zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke vlerësuar kontributin tim si deputet më parë dhe si person i angazhuar në debatin publik më pas.

Më erdhi mirë që në vlerësimin e tij, ai nënvizoi se në debatin publik kam kontribuar jo si “partizan”, po si qytetar i angazhuar. Natyrisht me bindje e kahje në mbështetje të punës së kësaj maxhorance, por pa e shkelur kurrë etikën dhe pa i hyrë kurrë në hak partizançe palëve të tjera.

E falenderova Edi Ramën për këtë interesim, që e konsideroj të posaçëm pasi nuk është në stilin e punës së tij! U ndjeva mire duke e ditur edhe qe listat jane plotesisht ne doren e drejtuesve te qarqeve, deri kur ata te vijne neser ne zyren e Rames ne PS para mbledhjes se kryesise ne mbremje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.