Alibeaj ankimon në KAS Celibashin
Lulzim Basha, i cili është kryetar zyrtar i Partisë Demokratike, ka sfiduar kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashin.
Mësohet se me anë të Enkeldej Alibeajt, Basha ka ankimuar vendimin e KQZ-së në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Alibeaj kërkon shfuqizimin e vendimit të KQZ-së për mosregjistrimin si subjekt zgjedhor.
Kujtojmë se kreu i KQZ, i dha 48 orë kohë Lulzim Bashës si kryetar zyrtar të PD-së të plotësojë dokumentacionin për regjistrimin e PD-së.
Kjo pasi vetë Basha nuk e ka dhënë asnjëherë zyrtarisht dorëheqjen, ndonëse e deklaroi publikisht me zë e figurë se do ta bënte atë një vit më parë.
Por pa u plotësuar 48 orë, Alibeaj e ka ankimuar këtë vendim

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


