E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alibeaj  prezanton Bejkon dhe sulmon / Berisha, Rama dhe Meta, dinozaurë dhe fosile të politikës
Politikë

Alibeaj prezanton Bejkon dhe sulmon / Berisha, Rama dhe Meta, dinozaurë dhe fosile të politikës

Enkelejd Alibeaj nuk është përmbajtur ditën e sotme ndaj kryeministrit Edi Rama, kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe kryetarit të PL-së, Ilir Meta.

Në një takim në njësinë Nr.9 për prezantimin e kandidatit Roland Bejko, Alibeaj i quajti Ramën, Berishën dhe Metën dinozaurë.

Ai u shpreh se shqiptarët dhe demokratët duhet të distancohen nga fosilet politike të Shqipërisë 32-vjeçare.

“PD duhet të distancohet dhe duke i refuzuar të tre, të tre dinozaurët e politikës, fosilet politike të Shqipërisë 32-vjeçare: Edi Rama ka nga ’98-ta që është në pushtet, Sali Berisha, dy herë President dhe dy herë Kryeministër dhe një herë ‘non-grata’, dhe Ilir Meta, miku dhe shoku dhe armiku, sipas rastit, me njërin apo me tjetrin. Duket sikur jemi një popull jo inteligjent për të kuptuar sesi duhet të funksionojë demokracia. Ka një kohë për të ardhur në politikë, për të arritur lavdinë, por edhe për të ikur. Vetëm në Shqipëri, vetëm për këta tre vetë, kjo ligjësi që është kudo në botë nuk funksionoka”, theksoi ndër të tjera Alibeaj i grupit të vulës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.