E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Altin Goxhaj nxjerr faktet: Basha dhe Gjana manipuluan zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së
Sot

Altin Goxhaj nxjerr faktet: Basha dhe Gjana manipuluan zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së

Avokati Altin Goxhaj ka reaguar në lidhje me procesin zgjedhor në Partinë Demokratike ditën e djeshme, ku anëtarët e kësaj partie votuan për zgjedhjen e kryetarit të ri. Në garë merrnin pjesë Lulzim Basha, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi. Mirëpo avokati Goxhaj nëpërmjet analizave të tij ka hyrë më në brendësi të procesit zgjedhor duke zbuluar fakte tronditëse se Jemin Gjana ( kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve) dhe Lulzim Basha kanë manipuluar të gjithë procesin. Goxhaj shkruan në “Facebook” se sipas Jemin Gjanës i bie që në total kanë votuar 1 votues në 75 sekonda. “Sipas Jeminit nga ora 08:00-16:00 votuan 33048 anëtarë (pra 1 votues / minutë për qendër votimi) dhe nga ora 16:00-20:00 votuan 8047 anëtarë pra më pak se 1 votues në 3 minuta për qendër votimi). Pra në total 41095”- shkruan ndër të tjera në postimin e tij avokati i njohur.

Postimi i plotë i Goxhajt:

Rezultati Final

JA SI PO FALSIFIKON PJESMARRJEN REGJIMI BASHA-GJANA.. NDRYSHE NGA REGJIMI RAMA-DOSHI QË U DETYRUAN TI BLEJNË (këta të SHQUPit i bien shkurt, përdorin një stilokalaps 12 leksh)

Nga Avokati Altin Goxhaj (Koalicioni Për Shqipërinë)

Sipas Jeminit nga ora 08:00-16:00 votuan 33048 anëtarë (pra 1 votues / minutë për qendër votimi) dhe nga ora 16:00-20:00 votuan 8047 anëtarë pra më pak se 1 votues në 3 minuta për qendër votimi). Pra në total 41095. Pra në total kanë votuar 1 votues në 75 sekonda Çfarë ndodhi Jemino? Mashtrimi Basha-Gjana (duke iu referuar batutës idiote Rama-Doshi, pasi në të vërtetë është “Rama i Sorosit” njësoj si “Lyli i Soros”): Jemin Gjana: “Për 12 orë, 41.095 anëtarë kanë votuar në 76 qendra votimi”. Pra 41095votues : 76qendra : 12 = 1 votues në 75sekonda për qendër votimi. Pra sikur të gjithë votuesit të mbanin radhë të pandërprerë te dera dhe votimi të ishte i pandërprerë pa asnjë pauzë, vetë koha e paraqitjes (10-15sek), identifikimit(20-40sek), shkuarja në dhomën e fshehtë (20-30sek), paraqitja në kutinë e votimit (10-15sek), zgjat mesatarisht më shumë se 60 sekonda. Pra presupozuam se anëtari as nuk vonohet duke bërë muhabet koridoreve, në sallë me komisionerët, me shoqërinë, por njësoj si gjermanët kryen punë!

Testi II i Matematikës Basha-Gjana:

Ushtrim A

Ta bëjmë pak llogarinë:

41095 votues

: 76 qendra votimi

: 8 orë

———————————————————————

= 1 votues në 75 sek. në çdo qendër votimi

Ushtrim B

Koha që i duhet 1 votuesi për të votuat:

+10-15sekonda (kohëzgjatja minimale e paraqitjes)

+20-40sekonda (kohëzgjatja minimale e identifikimit)

+20-30sekonda (kohëzgjatja minimale për dhomën e fshehtë)

+10-15sekonda (kohëzgjatja minimale nëkutinë e votimit)

———————————————————————————

=60-90sekonda (koha e votimit për votues për qendër votimi) Përgjigja e saktë e Testit të SHQUP: Pra në 76 qendra votimi ka radhë pa fund dhe sa mbaron një votues në 75 sekonda futet direkt tjetri. Votuesit janë gjermanë dhe nuk vonohen me muhabete tipike shqiptare me komisionerët. Jemini ja dhjet Turit ndërsa Lyli Sindit. Votuesit janë gjermanë dhe nuk vonohen me muhabete tipike shqiptare me komisionerët. Jemini ja dhjet Turit ndërsa Lyli Sindit. Në fakt ka një braktisje aq të madhe të qendrave të votimit sa as 7500 vetë s’janë paraqitur në 76 qendrat e votimit dmth as 10%. Por Jemini mund tia fusi bashkë me zarat e tjerë të Lylit si të dojë shifrave se s’ka kush e ndalon..Ju kam thënë javë më parë: MOS NUMËRONI VOTAT POR VOTUESIT, SE ATY RRËZOHEN ZGJEDHJET! Të njëjtat fjalë kam thënë 100% në Korrik 2017 (Basha-Selami) por njësoj si të flasësh me muret. Tag Av Altin Goxhaj Altin Goxhaj, Avokati Goxhaj.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.