E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AMA të bëjë milicinë e moralit dhe etikës
Sot

AMA të bëjë milicinë e moralit dhe etikës

Akademiku Artan Fuga, teksa komenton shkarkimin e Zylyftar Bregut nga pozicioni i anëtarit të AMA-s, thotë se Kuvendi i Shqipërisë veproi njësoj si me shkarkimin e Petrit Dumes në vitet ’70.

artanfugaa (1)

 

 

Fuga thotë se me paketën e re anti shpifje, Autoriteti i Mediave Audiovizive ngarkohet të luaj rolin e milicisë së moralit.

Reagimi i plotë:

 

AMA e përdorur si “letër higjenike” institucionale!
————————————-

Erdhi puna që militantët në Kuvend t’a përdorin edhe AMA institucionalisht si “letër higjenike”! Të mos t’a keqkuptojë njeri. Nuk thashë se AMA në vetvete është letër higjenike. Janë gjëra që nuk thuhen ato!

E kam fjalën që Autoriteti i Medias Audiovizive dje u përdhunua nga Kuvendi i Shqipërisë, duke ja shkarkuar njerin nga antarët e tij, dr. Zylyftar Bregun pa mbaruar mandatin e tij.

Me një fjalë shkarkohesh në çast sikurse u shkarkua Koço Theodhosi, Petrit Dumja, Andyl Këllezei në vitet 70.

Dr. Zylyftar Bregu sigurisht nuk i ngjan asnjerit prej tyre, por shkarkimi politik dhe arbitrar është njësoj. Pas kësaj imagjinoni se çfarë statusi të mjerë e qesharak kanë punonjësit dhe të zgjedhurit e organeve që dalin nga Kuvendi i Shqipërisë dhe sa të pavarur janë.

Do të thotë ndokush: Por, përse interesohesh ti? E para sepse jam studjues i komunikimit, e dyta sepse për dr. Zylyftar Bregun kam investuar orë pune pa fund, sikurse për qindra të tjerë, dhe t’a hedhin nga institucioni pa një pa dy, është revoltuese.

Kur një kolegu im goditet me të drejtë, unë jam me të drejtën dhe e ndihmoj atë të njehsohet me normën e së drejtës, por kur një kolegu im goditet pa të drejtë, unë e konsideroj se jam goditur edhe unë.

E dini se përse e shkarkoi Kuvendi ynë i përndershëm? Për “konflikt interesi”, hahahahaha, sepse diku paska një aktivitet ekonomik, në fakt pa asnjë lidhje me Ama-n dhe televizionet.

Ai aktivitet ekonomik dhe AMA kanë po aq lidhje sa mund të ketë një mizë që fluturon diku nga Kaukazi dhe një mizë që ka ngecur te rrjeta e dritares sime të tualetit.

Duan të përndershmit deputetë që të dinë konfliktet e interesit te AMA, te mama, te baba, apo te non’daja?

Ja u tregoj unë një për një dhe do të shohin se kanë marrë një vendim të padrejtë, të njëanshëm, të politizuar, qesharak, dhe të qepur me penj prej qimesh derri.

Do të shohin se për të gjithë ata që e njohin gjendjen, shkarkimi i dr. Bregut është sa qesharak aq edhe kanosës. Këtë e di edhe AMA!

O më raftë pika mua për AMA-n që hesht dhe s’bëzan! Larg bythës sime – thoshte Nastradini!

Ligja e ka konceptuar këtë institucion gjoja rregullator të medias si një shaka të madhe. Ligja e ka fajin që prodhon institucione qesharake. Konflikti i interesit aty është se pikërisht ata që duhet të jenë garant të paanësisë politike janë të zgjedhurit e Kuvendit sipas pistonave politikë! Dhe Kuvendi i përndershëm paska gjetur konfliktin e interesit te Zylua! Hahahahaha!

Çfarë estrade. Të më fali Gaz Paja, por sado e kam xhan, midis një roli të tij te portokallia dhe kësaj historisë me ama, unë zgjedh të dytën. Me lot me lot!

Pa le, Kuvendi me ligj na e paska caktuar AMA-n të bëjë edhe policinë etike, milicinë e moralit, duke monitoruar dhe ndëshkuar shpifjet në portale.

Ore qenkan fare të ikur nga fiqiri!

Këtu shpifjet gëlojnë tamam në Kuvendin e Shqipërisë. Portalet online vetëm sikur ato të raportojnë do të transmetonin shpifje sa të na velnin!

AMA na kthehet tani edhe në Prekurori, edhe në xhandarmëri të të shprehurit publik, edhe në hetuesi, edhe në agjenci parlamentare semantike të shprehuri, a thua se e ka vështirë një gazetar që nëse do të shpifi edhe t’a kryejë aktin edhe të mos ketë gjemb që t’i hyjë në këmbë nga AMA.

A thua se ndaloi shpifjet në televizionet me programacion linear AMA që tani të marri kërbaçin dhe të gjëmojë njerëzit nëpër vapë duke thirrur : Shpifje, shpifje!

Vapë e madhe po bën!

Ndonjë pije freskuese mund të na bëjë mirë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.