Ambasadori i BE komenton vendimin e gjykatës për dënimin e Tahirit
Ambasadori i BE Luigi Soreca nuk ka dhënë një koment sot kur u pyet nga mediat për vendimin e gjykatës së Krimeve të Rënda që e dënoi të enjten ish ministrin Saimir Tahiri me 3 vjet shërbim prove.
“As qesh dot, as qaj dot. Nesër po ju ftoj të ndajmë bashkë disa vendime. M’u duk një gjë e tipit ‘je i pafajshëm, po nuk kemi këllqe ta themi’”.
Ky ishte komenti i parë i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pas vendimit të Gjykatës, edhe pse fillimisht u kërkoi mirëkuptim gazetarëve për të folur në një moment të dytë.
Ai tha se për dy vjet është trajtuar si trafikanti më i madh i Shqipërisë, ndërsa Gjykata tashmë thotë se nuk e ka bërë këtë vepër penale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



