E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadori i OSBE shkon tek Krimet e Rënda, ja arsyeja e vizitës
Politikë

Ambasadori i OSBE shkon tek Krimet e Rënda, ja arsyeja e vizitës

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt ka shkuar sot në mëngjes në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Qëllimi i kësaj vizite,  lidhet me nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi për “Bashkërendimin, Koordinimin, bashkëpunimin dhe Komunikimin midis Policisë Gjyqësore dhe Prokurorisë në Procedimet Penale”.

 

 

6d2cb5cf-d763-4834-856b-cbfccd4c42aa

Njoftimi i Prokurorisë:

Sot më 28.06.2019 në ambientet e Prokurorisë së  Krimeve të  Rënda drejtuesja e këtij institucioni  znj. Donika Prela nënshkroi një  MEMORANDUM MIRËKUPTIMI  me  Organizatën  për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë,  OSBE  për:  “Bashkërendimin, Koordinimin, bashkëpunimin dhe Komunikimin midis Policisë Gjyqësore dhe Prokurorisë në Procedimet Penale”.

Qëllimi i këtij Memorandumi është përcaktimi i bashkërendimit të angazhimit të Palëve në lidhje me termat dhe kushtet për të cilat  bien dakord OSBE dhe  Prokuroria e Krimeve të Rënda.

OSBE sipas kësaj marrëveshjeje do t’i kryejë veprimtaritë e përshkruara në Nenet e memorandumit, në përputhje me rregulloret, rregullat dhe politikat në fuqi të OSBE-së, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë.  Në varësi të dispozitave të këtij Memorandumi OSBE synon të kryejë një punë  studimore, e cila konsiston në një analizë dhe shqyrtim të plotë të kuadrit ligjor aktualisht në fuqi, që rregullon dhe ndikon në bashkëpunimin e policisë gjyqësore dhe prokurorisë.

Sipas dispozitave të këtij Memorandumi Mirëkuptimi, Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana e saj  do të jetë mbështetëse dhe do të ndihmojë për mundësimin e një procesi të qetë  për sa i përket grumbullimit të të dhënave që do të zhvillohet në terren, në formën e pyetësorëve dhe intervistave. Do të mundësojë akses në informacionin e saktë në lidhje me organizimin e personelit brenda institucionit, si numri total i prokurorëve, policisë gjyqësore, gjinia, mosha e tyre, etj. Do të lehtësojë procesin e shpërndarjes dhe grumbullimit të pyetësorëve brenda institucionit, duke siguruar që ky proces të kuptohet brenda radhëve të prokurorëve dhe policisë gjyqësore. Do të të sigurojë akses në mjediset e saj për personelin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, të caktuar për të kryer analizën, si dhe të mundësojë një hapësirë të përshtatshme për ata që të ndërmarrin aktivitetet e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.