E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadorja e Gjermanisë i skon në zyrë Bashës për djegien e mandateve
Politikë

Ambasadorja e Gjermanisë i skon në zyrë Bashës për djegien e mandateve

Ambasadorja e Gjermanisë Susanne Schütz, është duke zhvilluar një takim së selinë blu, me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Ky takim vjen pas vendimit të marrë më herët nga opozita dhe aleatët e saj për djegien e mandateve.

Sakaq, rreth orës 10:00, mësohet se në selinë blu ka shkuar edhe ambasadori i BE Luigi Soreca, i cili është takuar me Lulim Bashën, e fokus ka qenë djegia e mandateve

Mëngjesin e kësaj të mërkure, lidhur me vendimin për djegien e mandateve ka reaguar edhe Presidenti i vendit, Ilir Meta i cili ndër të tjera ka theksuar se është koha që opozita të kthehet një hap pas, e ndërsa qeveria të kthehet dy hapa pas.

Ndërkohë sot pritet të mblidhet edhe Këshilli Kombëtar i PD-së për vendimmarrjen përfundimtare.

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.