E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadorja gjermane: Palët të pengojnë çdo formë dhune
Politikë

Ambasadorja gjermane: Palët të pengojnë çdo formë dhune

Ambasadorja gjermane, Susanne Schüt ka reaguar për zgjedhjet që pritet të mbahen këtë të diel, duke bërë thirrje që të shmanget dhuna.

Ambasadorja gjermane i ka bërë thirrje edhe palëve që të tregojnë gatishmëri për t’u përfshirë në dialog, si dhe të marrin “përgjegjësitë e tyre për vendin duke pasur parasysh edhe situatën pas zgjedhjeve të 30 qershorit”.

 

5d16111942de9Susanne Schüt

“Duke patur parasysh zgjedhjet vendore të ditës së diel, datë 30 qershor, u bëj thirrje të gjitha palëve të kontribuojnë në mënyrë aktive që të pengojnë çdo formë dhune. Është me rëndësi vendimtare, që zgjedhjet të zhvillohen të lira. Në këtë kontekst ky është një obligim i veçantë i partive opozitare. Gjermania ka sjellë në Shqipëri vëzhgues, që do  të vëzhgojnë proceset në kuadër të misionit të pavarur të OSBE-/ODIHR-it.

Të gjitha palët  duhet të tregojnë tani gatishmëri për dialog dhe të marrin përgjegjësitë e tyre për vendin duke patur parasysh edhe situatën pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Akuzat, që u referohen akteve eventualisht kriminale në kuadrin e zgjedhjeve të shkuara, duhet të sqarohen në mënyrë të menjëhershme nga agjensitë e zbatimit të ligjit sipas legjislaciont në fuqi.  Për sqarimin e çështjeve të së drejtës kushtetuese të mbetura pezull deri më tani rëndësi vendimtare ka  rivendosja e shpejtë në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në reagimin e ambasadores gjermane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.