E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadorja Kim, ultimatum politikës për zgjedhjet e 14 majit: Caktoni kandidatë të pastër!
Politikë

Ambasadorja Kim, ultimatum politikës për zgjedhjet e 14 majit: Caktoni kandidatë të pastër!

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë një ultimatum për politikën shqiptare, teksa jemi në prag të fushatës elektorale.

Kim tha se zgjedhjet duhet të zhvillohen sipas normave ndërkombëtare dhe udhëheqësit politikë duhet të marrin seriozisht përgjegjësitë e tyre.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ajo theksoi se kandidatët e 14 majit duhet të jenë të pastër.

“Është përgjegjësia e qeverisë dhe e udhëheqësve politikë, që të sigurohen për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve që janë shprehur nga ODIHR-i. Pozicioni i Shteteve të Bashkuara gjithmone ka qenë shumë i qartë për këtë. Sigurisht, do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha autoritetet, me udhëheqësit dhe anëtarët e partive politike, që të përpiqemi për të bërë më të mirën për të mbështetur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Megjithatë, kjo është përgjegjësi e qeverisë shqiptare dhe udhëheqësve politikë shqiptarë. Është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që udhëheqësit politikë, të partive politike të marrin seriozisht përgjegjësitë e tyre për të ndjekur rregullat dhe kjo përfshin edhe krijimin e listave dhe ofrimin e kandidatëve me integritet. Populli shqiptar meriton kandidatë të pastër. Duam të shohim që me çdo zgjedhje, lista e kandidatëve të bëhet gjithnjë e më e pastër”, tha ndër të tjera Kim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.