E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ana Lika nxjerr zbuluar Alketa Vejsiun/ ‘Nuk ka më surpriza për finalen e ‘Dance with me’
Uncategorized

Ana Lika nxjerr zbuluar Alketa Vejsiun/ ‘Nuk ka më surpriza për finalen e ‘Dance with me’

“Dance with Me “ e ka shtyrë finalen e madhe në 25 dhjetor.

Një tjetër lajm ka qarkulluar në media duke aluduar se finalja është regjistruar dhe fitues janë shpallur, Xhensila Pere dhe Trim Jatullahut.

Sot në emisionin Chaud Patate të Nrg Radio ka qenë në një lidhje direkte aktorja Ana Lika, për të folur pak rreth finales së emisionit që transmetohet në TV Klan, “Dance With Me”.

“Jam gdhirë me flokë portokalli”, ka nisur telefonatën Ana me pretekstin se kishte nevojë për një ndryshim dhe se ky nuk ishte një sugjerim nga regjisorja Vera Grabocka, pasi ajo merr këshilla vetëm nga një person i veçantë.

“U shty për sherrin a debatin që ndodhi dje në kuvend”, u shpreh Lika.

Sigurisht moderatorët Flori Gjini, Rudi Deda dhe Suada Daci e shprehën hapur se për ta fituesja duhej të ishte pikërisht Lika, por ajo e bëri të qartë duke thënë:

“Unë nuk kam qënë kurrë fituesja e DWM dhe nuk do të jem fituesja e këtij spektakli!

E pas këtij spektakli, ku aktorja dhe balerina ka punuar, çdo ditë të javës, ku mund ta shohim sërish? “Dua të bëj një emision si Opinioni”, u shpreh ajo me shaka, “Kam dy vjet që kërkoj ta nxjerr Fevziun nga tregu se është shumë serioz”, duke lenë të kuptohet se shumë shpejt do ta shohim atë si moderatore të një programi televiziv.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.