E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Analisti Bushati: Samiti i Berlinit prodhoi dy lajme të këqija për Shqipërinë dhe një lajm të mirë për Kosovën
Sot

Analisti Bushati: Samiti i Berlinit prodhoi dy lajme të këqija për Shqipërinë dhe një lajm të mirë për Kosovën

Ai tha se opozita shqiptare është e pafuqishme të veprojë përmes alternativës  së “mosbindjes civile”, ndërsa shtoi se Bashës dhe aleatëve të PD-së iu duhet një platformë për të fituar besimin e shqiptarëve.

“Opozita e ka humbur në një farë mase fuqinë goditëse të asaj që quhet bindja civile. Kjo tregon se kemi një opozitë me muskuj të dobët. Në 30 vite demokraci kemi një anomali. PD ka patur banditët e saj ashtu edhe PS ka pasur banditët e saj. Me mosbindje civile nuk mund të themi se ia ka arritur qëllimit. E vetmja gjë  që është bindëse, është që tani opozita duhet  të japë një platformë.  Pjesën e denoncimit e ka kryer. Për pjesën e dhunës për mosbindje civile është e pafuqishme ta bëj. Pluraliteti i mendimeve dhe  ideve, është gjë e mirë. Ky sistem për mua është i destinuar të degradojë. Rilindja po i shkon sot të keqes deri në fund.  Ndryshime kushtetuese në vetë vete nuk janë tabu, por kushtetuta jonë është arnuar disa herë.  Por ne kemi ndryshime kushtetuese si ato të 2008 në vend që ta çonin vendin para, ato e çuan prapa”-tha Bushati.

Gjithashtu Bushati nënvizoi faktin se Samiti i Berlinit prodhoi dy lajme të këqija për Shqipërinë dhe një lajm të mirë për Kosovën.

“Samiti i Berlinit pati tre lajmë të mëdha për Shqipërinë. Lajm i keq është që prap ne nuk marrim negociatat. Lajmi i dytë i keq, është që jo vetëm nuk marrim negociatat, por kriminaliteti shqiptar dhe lidhjet me qeverisjen në Tiranë, jo vetëm konfirmojnë sinjalin e Hollandës, por u morën shembull nga Macron që edhe Kosovës nuk i duhen hequr vizat se bëhet pastaj si Shqipëria. Lajmi i tretë, i cili u tha nën rreshta dhe duhet lexuar në filigram, është se aksi franko-gjerman, varrosi idenë e ndryshimit të kufijve dhe coptimit të Kosovës”-tha Bushati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.