ANALIZA/ Rama i poshtëroi rektorët dhe dekanët, sepse e di që janë pa-integritet
ILIR DEMALIA
Akademikët dje para Ramës si …..
Dje takimi i kryeministrit Rama me dekanët dhe rektorët e Universtiteteve, tregojë qartësisht gjëndjën e pa-integritet dhe pa moral, pa-dije dhe pa-mundësi dhenie dije të këtyre “akademikëve”. Rama, i poshtroj, i trajtoj si fëmijë rrugaç, i tha dhe çfarë nuk i tha, dhe këta që gjoja pregatisin brezin e ri, ndejtën të gjithë si m… ne shi.
Pse? Sepse, Rama, ja u di të gjitha pislliqet dhe e di që nuk mund të hapin gojën.
Rama, ja u di si kanë bërë para me bordet dhe pronat e shkollave dhe ambientet e studentëve duke i përdorur për pasurimin e tyre personal dhe për këtë nuk mund të hapin gojën.
Ashtu si pasuritë e gjygjtarëve, ashtu si pasuritë e pushtetarëve, ashtu si pasuritë e të gjithë atyre që kanë punuar gjatë gjithë këtyre 28 vjetëve në funksione të ndryshme të shtetit shqipëtar, të cilët, nuk mund të justifikojnë pasuritë e tyre, ashtu nuk mund të justifikohen edhe pasuritë e këtyre dekanëvë dhe rektorëve Koni-Koneve që ndejtën si “kone” para Ramës.
Ata e dinë mirë se si kanë çaplyer varfërinë studentore për lukset e tyre.
Ata e dinë mirë si kanë kërkuar favore seksuale duke dhënë diploma.
Ata e dinë dhe e dinë shumë mirë kush janë!
Ata e dinë se kanë pregatitur një armatë njerëzish me diploma, ekselenca (nuk ka gjithë bota ekselenca sa ka Shqipëria) një armatë injorantësh funksional që kanë mbushur partitë e radhës me militantë të diplomuar për të mbushur administratën me shërbëtorë të makutërise dhe abuzimit të pushtetit Rama, ja di kompleksin e krimit dhe si kryetari që drejton rrethin korruptiv-shtetëror në bashkëpunim me oligarkët ekonomik si fashizëm financiar, e di se kush janë këta “akademikë” dhe prandaj i trajton si banditë te vegjël para padrinos pushtetit. Kjo është arsyeja që “elita akademike” e vendit rrinte si m…. ne shi në atë takim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



