E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Andi Bushati: Ambasada Amerikane po sillet si zyrë e propagandës së kryeministrit
Sot

Andi Bushati: Ambasada Amerikane po sillet si zyrë e propagandës së kryeministrit

Ambasada Amerikane ka organizuar një takim me rastin e 5 vjetorit të nisjes së reformës në drejtësi, ku ka vlerësuar arritjet e deritanishme. Nisur nga kjo ngjarje, analisti Andi Bushati tha në emisionin “Shock” se Ambasada Amerikane po sillet si zyrë e propagandës së kryeministrit.

Sipas analistit, sistemi i drejtësisë në vend ka dështuar pasi përfaqësuesit e tij i shërbejnë qeverisë Rama. “Ajka e reformës në drejtësi, SPAK dhe gjykata e posaçme janë thjesht shërbëtorë të regjimit dhe këta janë njerëzit që po mbron Yuri Kim”, tha Andi Bushati.

Ai tha se t’u flasësh shqiptarëve për arritjet e reformës në drejtësi është njësoj si të tallësh me ta dhe më pas radhiti çështje me rëndësi që drejtësia shqiptare i ka lënë në hije. “Kanë mbyllur çështje për koncesionet, patronazhistët, zgjedhjet e vjedhura dhe ambasada përsëri lavdëron protagonistët e këtij procesi”, u shpreh Andi Bushati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.