E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Andi Bushati: Sali Berisha është kapur peng nga “Rilindja”
Sot

Andi Bushati: Sali Berisha është kapur peng nga “Rilindja”

Bushati: Sali Berisha është kapur peng nga “Rilindja”

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paeskpozuarit”, deklaroi se ish kryeministri Sali Berisha është shitur tek Edi Rama, për t’i shpëtuar burgut. Sipas Bushatit, Berisha po shkrin Partinë Demokratike për Edi Ramën.

Andi Bushati ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me marrëveshjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha, arritur me 18 maj.
Bushati thotë se ish-kryeministri Sali Berisha është shantazhuar për të pranuar marrëveshjen.

Andi Bushati: Unë nuk jam dakort që Basha i ka humbur zgjedhjet në katër muajt e fundit, por në katër vitet e fundit, arsyeja është që nuk u nda dot nga trashëgimia e Berishës. Të futësh në çadër e të bësh radikalin dhe të dalësh nga çadra dhe të bësh pulën, këtu jemi në një shpjegim aluçinant dhe deri këtu themi që Basha i paaftë kaq dinte kaq bëri. Ne për katër vite me radhë kemi thënë që Berisha e mban nën tutel Bashën, kritika ime kryesore ka qenë që Basha nuk ndahet dot nga Berisha. Fakti që Berisha pranoi të zhdukeshin nga lista të gjithë bashkëpuntorët, pranoi marrëveshjen me Ramën në heshtje, pranoi në hesthje, dhe tani pranoi që Basha të organizojë një proces fars. Mua më lind pikpyetja, pse po e bën Sali Berisha këtë para çadrës u thirr Berisha dhe i biri në një komision për CEZ. Unë mendoj se Sali Berishën e kanë kapur peng, këta të “Rilindjes” janë shumë të zotë, janë specialistë, këta e kanë kapur peng Berishën, prandaj ai nuk flet, dhe me dhimbje po shikon sesi po i shkrihet partia dhe është levë në dorën e Edi Ramës. Sali Berisha do jetë i detyruar të japi votën për Edi Ramën kryeministër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.