Andi Bushati : Xhafa dhe socialistët janë të gjithë të tredhur, pasi të gjithë kanë veshur bluzën e Rilindjes
Analisti Andi Bushati, ka komentuar sot dorëheqjen e Fatmir Xhafajt, nga posti i Ministrit të Brendshëm.
I ftuar në News 24, Bushati ka theksuar se sjellja e socialistët e Ramës sillen të gjithë njëlloj, duke i cilësuar ata të tredhur, pasi të gjithë kanë veshur bluzën e Rilindjes.
Ndërkohë Bushati ka theksuar, se dorëheqja e Xhafës nuk ishte aspak surprizë për opozitën.
“Ka një tendencë ditët e fundit për të thënë se Xhafaj i futi një kunjë Ramës dhe dha një mesazh të koduar. Po të kthehemi mbrapa të njëjtën gjë bëri edhe Tahiri.
Socialistët janë të gjithë të tredhur, pasi të gjithë kanë veshur bluzën e Rilindjes.
Opozita nuk u kap në befasi nga dorëheqja e Xhafës, pasi këtë ka kërkuar. Pas rastit të Babales, opozita ka kërkuar largimin e Xhafajt”, tha Bushati.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



