E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD sulmon ish-ministrat dhe ish-drejtorët e Sali Berishës: Vendosin ultimatume?! Këta kanë frikë të ecin vetëm në rrugët e Tiranës
Politikë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD sulmon ish-ministrat dhe ish-drejtorët e Sali Berishës: Vendosin ultimatume?! Këta kanë frikë të ecin vetëm në rrugët e Tiranës

Anëtari i Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike, Blendi Sulaj ka akuzuar përkrahësit e Sali Berishës, ish-ministrat dhe ish-drejtorët  si “gjysmëburra të neveritshëm”, të cilët japin ultimatume dhe kërcënojnë në rrjete sociale.

Sipas Sulaj, përkrahësit e Sali Berishës “janë ata qe ne rrugët e Tiranës kanë frike te ecin te vetëm, për shkak te parave qe kane marrë nga qytetaret dhe nuk dihet se kur fillon dhe kur mbaron rreshti i njerëzve qe i kapin nga xhaketa”.

Më tej, anëtari i kryesisë thekson se “i etiketoj si Gjysem/Burra se këta pa pelerinën e Sali Berishes mbi supe edhe emrin e tyre nuk e thërrasin dot forte. E po këto janë ata te cilët ne shume vite një fjale se kane thëne për Edi Ramen kurse tani i shikon te forte e me gjithë vetëbesim po për çfarë? Për te sulmuar PD-ne.

Gjithë përfshirja, mirëkuptimi, pozitivi teti do ta udhëheqin PD ne sfidat e ardhshme koha e politikes se vjetër, e atyre qe kane 30 vjet dhe e shikojnë si prone e mburoja personale, ka mbaruar.”.

1

 REAGIMI I PLOTE I BLENDI SULAJT

Shikon disa ish-ministra apo ish-drejtor qe japin ultimatume (nga Fb gjithmone) vene data e kushte me krenari te madhe e me te njëjtën dëshire sikur përpara tyre është Edi Rama ( te cilit nuk ja përmendin emrin për shkak te bizneseve apo lejeve te ndërtimit qe kane shpërthyer e po  shpërthejnë nga 2013-ta e ne vazhdim).

Nga mërzitja mund te kuptosh disa demokrate dhe mund te durosh shume fjale nga po këto njerëz te cilët mirëpritet çdo kritike, por ne te njëjtën kohe është e neveritshme se ca Gjysme/Burra te cilët kërcënojnë dhe nxisin dhune me ultimatume, këta janë ata qe ne rrugët e Tiranës kane frike te ecin te vetëm, për shkak te parave qe kane marrë nga qytetaret dhe nuk dihet se kur fillon dhe kur mbaron rreshti i njerëzve qe i kapin nga xhaketa.

I etiketoj si Gjysem/Burra se këta pa pelerinën e Sali Berishes mbi supe edhe emrin e tyre nuk e thërrasin dot forte. E po këto janë ata te cilët ne shume vite një fjale se kane thëne për Edi Ramen kurse tani i shikon te forte e me gjithë vetëbesim po për çfarë? Për te sulmuar PD-ne.

Gjithë përfshirja, mirëkuptimi, pozitivi teti do ta udhëheqin PD ne sfidat e ardhshme koha e politikes se vjetër, e atyre qe kane 30 vjet dhe e shikojnë si prone e mburoja personale, ka mbaruar.

Pakicat e zhurmshme  dhe me orientim destabiliziues nuk fitojnë dot kurrë ndaj rrugës se forte te PD🔵 pro SHBA dhe BE.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.