E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anëtari i Kryesisë: Berisha mund të shkarkojë Bashën aq sa strukturat paralele të Beogradit mund të shkarkojnë Albin Kurtin
Politikë

Anëtari i Kryesisë: Berisha mund të shkarkojë Bashën aq sa strukturat paralele të Beogradit mund të shkarkojnë Albin Kurtin

Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht dhe anëtar Kryesie, Kreshnik Çollaku ka ironizuar “Foltoren” dhe Kuvendin Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Me anë të një postimi në Facebook, Çollaku thotë se Berisha ka aq shanse të shkarkojë kryedemokratin Basha, sa strukturat paralele të Beogradit mund të shkarkojnë kryeministrin Albin Kurti në Kosovë.

Postimi i Kreshnik Çollakut:

E vërteta kundër iluzioneve! Aq sa strukturat paralele të Beogradit në Kosovë mund të shkarkojnë Albin Kurtin, aq dhe një strukturë paralele (nëse quhet foltore ose jo) mund të shkarkojë Lulzim Bashën.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.