E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anëtarja e Këshillit Kombëtar, Harxhi: Të largohet Basha, Berisha të marrë drejtimin e PD
Sot

Anëtarja e Këshillit Kombëtar, Harxhi: Të largohet Basha, Berisha të marrë drejtimin e PD

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Edith Harxhi kërkon që të largohet Lulzim Basha dhe Sali Berisha të rikthehet në drejtim e Partisë Demokratike. Përmes një statusi në Twitter, teksa kujton fitoren e parë të PD në 1992, Harxhi thotë se Berisha duhet të rikthehet në ballë, pasi është se vetmja figurë që mund të mbledhë dhe bashkojë të djathtën shqiptare. Edith Harxhi thekson se sot PD është më rëndë se kurrë.

“Ndoshta ka ardhur koha qe Z. Berisha te rikthehet ne balle si e vetmja figure qe mund te mbledhe, bashkoje, koordinoje te djathten kunder te keqes se madhe. De Gauli shqiptar duhet te kthehet. Bace kthehu e na prije.

Sot eshte 22 marsi dite e shenuar e demokracise tone por fatkeqesisht sot PD eshte me rende se kurre ne nje kohe qe duhej te ngjallte shprese perkundrejt dhunes politike ekonomike dhe shoqerore te qeverise aktuale. PD duhet te ringrihet dhe te ndale krimin dhe korrupsionin” shkruan ajo në Twitter.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.