ANTIAMERIKANIZMI & ANTISEMITIZMI NUK JANE ZGJIDHJE POR DEMAGOGJI
Erion Piciri
Revolta mbërriti edhe në Iran!
Popujt kane nevoje per pune dhe mireqenie, jo per demagogji, per fantazma armiqsh te jashtem apo retorike fetare nga mengjesi ne darke. Te ndricuar nga Perendia jane ato njerez dhe popuj qe e kuptuan rrugen e Zotit si rrugen drejt punes, lirise, mireqenies individuale dhe kolektive, ata popuj qe predikojne me pak dhe punojne me shume, ata popuj qe kane me pak teologe dhe me shume studiues, shpikes dhe sipermarres.
Lindja e Mesme ka nevoje per vizion, inovacion dhe rritje e potencialit konkurues ne nivel global. Antiamerikanizmi, antisemitizmi dhe fanatizmi fetar nuk jane zgjidhje afatgjata. Kush i provoi, shkoi drejt varferise se popujve dhe kolapsit te regjimeve te tyre.
Keshtu ndodhi me regjimin e e Sadamit ne Irak, te Gadafit ne Libi dhe te Asadit ne Siri. Kercenimet e tyre te zjarrta tashme jane histori. Vjen nje dite kur popujt zgjohen dhe te ndeshkojne. Tani radha po u vjen edhe nje grupi te dyte vendesh. Ne kete fillim viti po tronditet nga protestat popullore regjimi i Teheranit. Neser nuk dihet se ku do shpertheje. Popujt do duan te drejtat edhe ne vendet e tjera. Regjime do bien, aty ku eshte rasti shtete te reja do krijohen, sisteme demokratike dhe ligjore do perhapen edhe ne ato ane. Me kembe te mbare – urojme qe ndryshimi i vertete te vije edhe ne keto ane…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



