Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin e sekuestros së apartamentit te Arben Ahmetajt tek ‘Shallavaret’
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka hedhur poshtë kërkesën e zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për kthimin e apartamentit në zonën e Shallvareve që iu sekuestrua nga SPAK, duke lënë kështu në fuqi vendimin e shkallës së pare.
Pak javë më parë, me vendim të gjykatës dhe kërkesë të SPAK, Ahmetajt iu vunë në sekuestro edhe 6 pasuri, 4 apartamente dhe 2 llogari bankare në shumën e 124 300 euro.
Ndaj Ahmetajt ka një urdhër-arresti ndërkombëtar me masë dhënë në mungesë “Arrest në burg” për veprat penale: “Korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”.
Hetimet e SPAK ndaj Ahmetajt janë në kuadër të çështjes së inceneratorëve

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


