E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli i shton dënimin Fatos Tushes
Politikë

Apeli i shton dënimin Fatos Tushes

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës dënohet me 3 vite e 4 muaj burg

Ish- kryetari i bashkisë së Lushnjës është shpallur fajtor për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

Fatos Tushe u arrestua më 6 korrik të vitit 2021 nga një operacion i SPAK për shpërdorim detyre, ku hapi një tender prej plot 240 milionë lekësh të vjetër për rehabilitimin e një kanali ujitës.

Në fund Apeli i GJKKO e dënoi Tushen me 3 vite e 4 muaj burg pas gjykimit të shkurtuar, duke e rritur dënimin e tij dhe e bërë të kryejë edhe një tjetër muaj pas hekurave.

NJOFTIMI: Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 47, datë 29.07.2022, ka vendosur:

“Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit F.T. për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal pasi nuk provohet se e ka kryer këtë vepër penale.

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.T. për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, (episodi i shpërdorimit të karburantit) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.T. për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, (episodi i ndërtimeve pa leje) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri F.T. dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit F.T. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

Vuajta e dënimit të kryhet nga i pandehuri F.T. në një burg të sigurisë së zakonshme. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit F.T. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.P. për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.P. për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, (episodi i shpërdorimit të karburantit) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.