E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli vendos përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri nga shqyrtimi i çështjes së Ervin Salianjit
Politikë

Apeli vendos përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri nga shqyrtimi i çështjes së Ervin Salianjit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur të pranojë kërkesën e deputetit Ervin Salianji dhe të përjashtojë nga gjykimi i çështjes penale gjyqtaren Edlira Petri. 

NJOFTIM
PËR MEDIAN DHE PUBLIKUN

Në vijim të informacioneve, mbi çështjen penale me të pandehur Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kallëzim i rremë” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 305 dhe 25 të Kodit Penal, viktim/kallëzues i veprës penale, shtetasi Geron (Agron) Xhafaj, ju informojmë si më poshtë:

Në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, sot më datë 11.03.2023, ora 11:00, u shqyrtua në Dhomë Këshillimi, kërkesa me objekt: Përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri, bërë nga i pandehuri Ervin Salianji

Gjithashtu, po sot më datë 11.03.2023, ora 11:30, u shqyrtua në Dhomë Këshillim kërkesa me objekt: Përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri, bërë nga përfaqësuesi i të pandehurit Jetmit Ollashi, av. Indrit Sefa.

Gjyqtares që shqyrtojë kërkesat për përjashtim, ju vu në dispozicion mendimi i Gjyqtares Edlira Petri, për të cilën u paraqitën kërkesat për përjashtim.

Në përfundim të shqyrtimit, në Dhomë Këshillimi Gjyqtare Elona Mihali, vendosi:

-Pranimin e kërkesës së kërkuesit z. Ervin Salianji,
Përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri nga shqyrtimi i çështjes penale me nr. 3473 regj datë 19.02.2020.
-Deklarimin të papranueshmë të kërkesës së kërkuesit z.Jetmir Olldashi me objekt përjashtim trupi gjykues, si kërkesë e mbetur pa objekt pas disponimit me vendimin nr .180 date 11.03.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm me te cilën është disponuar për përjashtimin e gjyqatres Edlira Petri nga cështja penale me nr 3473 date 19.02.2020

Tiranë, 11.03.2023

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.