E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aplikimi i gabuar i buzëkuqit që ju bën të dukeni 10 vite më të mëdha
Uncategorized

Aplikimi i gabuar i buzëkuqit që ju bën të dukeni 10 vite më të mëdha

Rutina e trajtimit të fytyrës suaj mund të jetë shumë e rregullt, por një detaj i neglizhuar i bukurisë mund të bëjë që të dukeni shumë më të mëdha në moshë.

Diane Kendal, një artiste kozmetike ka zbuluar për Harpers Bazaar gabimet e zakonshme të shumë femrave që bëjnë me buzëkuqin.

Ajo ka cituar disa veprime si aplikimi i buzëkuqëve me hije të errëta apo i balsamit në mes të buzëve.

1-Tejkalimi i vijës së buzës me laps me ngjyrë të errët.

2-Të keni buzë të thata ju bën të dukeni më të vjetra në moshë, prandaj është mirë që të përdorni balsam vazhdimisht.

3-Një fryrje e tepërt e buzëve me anë të ngjyrave ju shfaq më të plakura, ndërkohë që kërkohet një vështrim i butë dhe shtim i shkëlqimit.

4-Të blini ngjyrën e gabuar për buzët. Nëse keni lëkurë të thatë apo të errët duhet që të përdorni ngjyra të hapura dhe natyrale.

5-Kini kujdes me aplikimin dhe përdorni sfungjer që ta përhapni sa më mirë, në mënyrë që buzët të duken më të plota.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.