E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ARBANA OSMANI U DËRGON DHURATA FËMIJËVE NË MES TË BORËS…
Uncategorized

ARBANA OSMANI U DËRGON DHURATA FËMIJËVE NË MES TË BORËS…

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka publikuar spotin e emisionit të saj më të ri “Dua të të bëj të lumtur”, që sipas moderatores fillon transmetimin në muajt në vazhdim.

Në spotin e publikuar shfaqet Arbana teksa u shpërndan dhurata fëmijëve në mes të dëborës në Vermosh. Mesa duket këto pamje nuk janë parë vetëm për mirë po ka pasur edhë prej atyre personave që i kanë parë me sy kritik.

Njëri prej tyre është edhe gazetari i njohur Eni Sheu, i cili ka komentuar në spotin që ka publikuar Arbana. Ai i shkruan Arbanës se do ishte mirë që dhuratat që kishte në duar të ishin të mbushura. “Bukur spoti por meqë u lodhët deri aty i kishit mbush me tërmend ato kutitë, jo kshu sa për xhirim”, shkruan gazetari.

Ndërsa pas këtij komenti vjen edhe përgjigja e Arbanës.

“Kanë qenë të gjitha me dhurata. Gëzuar!”, ia kthen moderatorja.

Ky koment i Arbanës e ka detyruar gazetarin të kërkojë ndjesë.

“Aaa më fal përshtypje e gabuar. Gëzuar edhe ty dhe shumë suksese”, përfundon ai.

Gjithsesi ne nuk mund ta themi me bindje nëse kutitë kanë qenë të mbushura, në këtë rast mund të kenë pasur të drejtë të dy personazhet, si Arbana ashtu edhe Eni.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.