E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arben Imami – “Pirdh,byrazer,pirdh!
Sot

Arben Imami – “Pirdh,byrazer,pirdh!

Agim Xhafka

E kam njohur shumë e shumë vite më parë,por nuk them se e kam pasur shok. Afërmendsh të pranojë ai se më ka pasur. Në fillimet e demokracisë më ka pëlqyer në parlament si kryetar grupi kur bënte oponencë ligjesh,apo kur sillte alternativa. Kisha krijuar një mendim për djalë serioz dhe këmbëngulës. Deri sa një ditë,kur vendi hyri në vorbullën e ciklonit,ai na doli para syve majë tankut dhe me thirrje destabiliteti. E quajta të marrë,të lehtë,budalla,adoleshent,për të mos pranuar se ai nuk donte paqen dhe mirëkuptimin mes shqiptarëve.
Qysh atëhere e deri nga viti 2005 nuk mendoja fare për Arbenin. Hahaha,sigurisht dhe ai nuk pirdhte për mua. Deri sa një ditë,aktori Mehdi Malka,i njohur popullorçe si xha Braho,më thotë se Arben Imami,si ministër i Mbrojtjes i kishte pushuar gruan nga puna.
Mehdiu është demokrat i orëve të para,gjithnjë ka votuar për PD,ndaj si fillim u trondit,por edhe u qetësua se Arbenin e ka pasur koleg e do ia zgjidhte këtë gabim që kishte bërë,sipas Mehdiut.
Kështu mendoja dhe unë deri sa pas ca vitesh Mehdiu më tha se jo vetëm nuk ia rimori gruan në punë,por as denjoi ta takonte Mehdiun dy minuta tek dera e ministrisë.
Nuk më duhen fakte të tjera për të kuptuar arrogancën e ministrave të djeshëm të PD-së. Nuk po them se Mehdiu kishte te drejtë,se nuk di hollësi. Por një komunikim me një votues të partisë tënde duhej dhe e kishte detyrë ta bënte. Raste të tilla kemi dëgjuar shumë. Që sjellin para opinionit një klasë politike që të lutej sa të merrte votën e më tej shkelma dhe harresë.
Sot,Arben Imamin,as e dëgjoj as dua ta shikoj. Unë njoh mirë Mehdiun dhe jam në krahun e tij. Populli njeh mijra Mehdinj që u mashtruan dhe u gënjyen. Ndaj kur rastësisht dëgjoj Imamin me shokë të flasin per parime e vlera përgjigjem xhevap:”Pirdh,byrazer,pirdh!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.