E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ardit Çela prezanton psikologen e njohur si kandidate për deputete
Politikë

Ardit Çela prezanton psikologen e njohur si kandidate për deputete

ardit cela

 

 

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Çela shprehet se: “Përfshirja e Aurelës  dhe e korpusit të vlerave që ajo përfaqëson në ekipin e LSI, është tregues i vizionit të LSI për të rikthyer shpresën dhe besimin, e për të punuar të gjithë bashkë për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë”.

“Rilindja i ktheu të rinjtë e të rejat e Kuçovës në azilant, larg vendit dhe familjes”- thekson drejtuesi politik i LSI, duke e mbyllur mesazhin e tij me fjalët: “Në 25 prill, të rinjtë dhe të rejat do ta ndëshkojnë dhe shpartallojnë rilindjen kudo, në Kuçovë, Berat dhe gjithë Shqipërinë”.

Mesazhi i plotë

Sot është një ditë e bukur për LSI.

Sot është një ditë e bukur për Kuçovën.

Sot është një ditë e bukur për të gjithë të rinjtë e të rejat të cilët kanë nevojë për përfaqësim dinjitoz.

Ne prezantojmë sot Aurela Agalliun si pjesë e listës së kandidatëve për deputete në qarkun e Beratit.

Aurela është lindur, rritur dhe shkolluar në Kuçovë. Ajo ka kryer studimet për Psikologji. Më pas është specializuar në Psikologjinë klinike dhe organizacionale.

Edhe pse e re, ajo e ushtron profesionin e psikologes prej vitesh dhe me shumë kompetencë.

Aurela është një profesioniste e shkëlqyer në fushën e vetë dhe është një figurë shumë e dashur për publikun.

Përfshirja e Aurelës  dhe e korpusit të vlerave që ajo përfaqëson në ekipin e LSI, është tregues i vizionit të LSI për të rikthyer shpresën dhe besimin, e për të punuar të gjithë bashkë për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë. Për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e të rinjve.

Rilindja e varfëroi Kuçovën.

Rilindja e varfëroi Beratin.

Rilindja e vrau shpresën e të rinjve.

Rilindja i përzuri të rinjtë e tē rejat e Kuçovës në emigrim.

Rilindja i ktheu të rinjtë e të rejat e Kuçovës në azilant, larg vendit dhe familjes.

Në 25 prill, të rinjtë dhe të rejat do ta ndëshkojnë dhe shpartallojnë rilindjen kudo, në Kuçovë, Berat dhe gjithë Shqipërinë.

Së bashku me Aurelën ne i ftojmë të gjithë të rinjtë e të rejat e Kuçovës dhe të gjithë qarkut të Beratit të mbështesin fuqimisht Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Së bashku me Aurelēn dhe gjithë ekipin e kandidatëve të LSI, i ftojmë të rinjtë e të rejat e Kuçovës dhe gjithë qarkut të Beratit, të bëhen pjesë e referendumit popullor në 25 prill e të votojnë LSI.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.