Arian Galdini: Pse une jam kunder Dialogut shterpë Rama – Basha?
1. Sepse është shterpë. Kjo eshte kryearsyeja.
2. Sepse Dialogu po kthehet në një artific propagandistik për strategjinë e komunikimit publik dhe ndërkombëtar të Edi Ramës.
3. Sepse Edi Rama nuk ka në plan të leviz nga pozicioni i tij ngase me Ilir Meten i pastroi pazaret, ndërsa nuk do me probleme me ne PS tani qe ka nxjerre Listat per Deputete. Shpallja e Listave te reja per Deputete, e ka mbyllur ciklin dhe mundesine qe Edi Rama te kthehet mbrapsht tek Formula e McAlistair apo dicka e ngjashme.
4. Edi Rama ka nevoje te deshperuar per 18 qershorin. Dialogun ai tani nese po e zhvillon, po e zhvillon per pas 18 qershorin..
5. Ne momentin qe Edi Rama hedh ne qarkullim oferta a mosoferta, relativizon Kauzen e Qendreses Opozitare.
6. Sa me shume te zvarritet Dialogu shterpe, aq me teper dekurajohen protestuesit e konfuzohen nderkombetaret.
7. Dialogu per paqtim dhe administrim paqesor te protestave deri ne 18 qershor, dhe per zgjedhje te parakohshme pas 1 viti, mund te jene ndoshta i vetmi Dialog qe mund te zhvillohet…
8. Por a jemi te sigurte se kjo rruge na çon neve si Opozite drejt Frymezimit Popullor per te sjelle Republiken e Re? Nuk e di… Nuk e di… Nuk e di… Fakti qe Opozita sot komunikon me publikun vetem me Dash Shehin superstar, dëshmon se Opozita ka zgjedhur te komunikoje me publikun me nje argetues e jo me nje frymezues…. Nejse, nese dikush do te me pyeste mua, une sot do ta shpallja Edi Ramen ‘non grata’ per çdo mundësi Dialogu… Koha për përballje..
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



