Arian Galdini sfidon Veliajn për kreun e bashkisë
Arian Galdini nis zyrtarisht sfidën për kandidimin për Kryetar Bashkie i Tiranës.
Me 28 janar është zhvilluar në Tiranë takimi i Partisë Lëvizja e Re (LRE) për hapjen zyrtare të fushatës për mbledhjen e 3500 firmave mbështetëse nga qytetarët e kryeqytetit për kandidimin e Arian Galdinit për kryetar bashkie i Tiranës.
Disa qindra qytetarë dashamirës të LRE dhe të Arian Galdinit shprehën me pjesëmarrjen e tyre edhe mbështetjen për këtë sipërmarrje.
Takimi i quajtur: “Sot nis sfida. Arian Galdini për Kryetar Bashkie i Tiranës”, u hap me himnin e flamurit dhe vijoi me fjalët përshëndetëse nga drejtuesit e LRE si edhe nga miq të Arian Galdinit.
Në fjalën e tij Kryetari i LRE-së, Galdini, deklaroi se:
“LRE është e vetmja parti politike në historinë e pluralizmit politik shqiptar që ndonëse është në vijimësi me takime e aktivitete intensive reale politike, me njerëz realë e ide reale politike, vijon të mbetet e ndaluar, penguar, bllokuar, çensuruar, mohuar e shpërfillur nga mediat e Rregjimit 3 Palësh.
Vetëm në muajin e fundit janë krijuar 2 parti të reja politike dhe mediat kanë rendur për ti pasqyruar në edicione lajmesh e ngado e kudo nëpër emisione e debate televizive.
Ndërsa LRE ndonëse ka 2 vjet që ekziston e zhvillon papushim takime reale, me njerëz realë ngado e kudo në Shqipëri e Diasporë, ndonëse LRE është e vetmja parti që mbush ngahera kurdo e kudo salla plot me qindra njerëz, LRE mbetet këmbëngultësisht e vetmja parti e dënuar me harresë e mohim nga
Rregjimi 3 Palësh PS – PD – PL dhe nga të gjitha mediat e këtij Rregjimi 3 Palësh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



