E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arkiv/13 korrik 2017, si sot një vit më parë
Sot

Arkiv/13 korrik 2017, si sot një vit më parë

Dy fjalë për blogierin Rama, listat e zeza dhe Samitin e Triestes!

Kreshnik Osmani

Nuk kam komentuar asgje politike prej disa diteve jo vetem per arsye te vapes dhe lodhjes se njerezve prej politikes, por sepse ka disa fakte te cilat per momentin nuk te lejojne te flasesh asgje. Çdo perpjekje per te komentuar mund te rezultoje humoristike. I mirekuptoj debatet dhe tifozerite e brendshme perkatesisht majtas dhe djathtas sepse ata duhet ta bejne nje gje, duhet te mbajne nje krah dhe duhet ta sulmojne nje tjeter sepse kjo eshte detyra e tyre normale.

E verteta eshte se ekziston nje tension gjithnje e ne rritje ndermjet SHBA-BE, respektivisht Trump-Macron dhe Trump-Merkel. Kete e veme re qarte tek takimi tensioniar Trump-Merkel ne Shtepine e Bardhe ku Presidenti Amerikan me gjithe kembenguljen e gazetareve nuk pranoi te shtrengoje doren me Kancelaren Gjermane, sikurse e veme re te njejtin tension kur presidenti Macron deklarohet shprehimisht:
“Une e respektoj vendimin e SHBA-ve per te refuzuar Marreveshjen e Parisit (per gazrat e demshem) por besoj fuqimisht se ky eshte nje vendim i gabuar”.
Pare nga ky kendveshtrim dhe po te verejme edhe tensionet e tjera te shkaktuara nga nevojat per zona influence ne Afriken e Veriut, Lindjen e Mesme, ne Azine e larget dhe ne Ballkan loja e shahut gjeopolitik sa vjen e komplikohet me shume.

Duket qarte se amerikanet kane me shume se nje skeme ne tryeze per momentin per t’i krijuar superioritet lojes se tyre ne disa rrafshe. Lirimi i djalit te Kolonel Kadafit ne Libi Sejf El-Islam El-Kadafi nga burgu (me sa kuptohet me shkrkje te syrit amerikan) dhe pergatitja e terrenit per ta rikthyer serish ne pushtet eshte sinjal dhe goditje e rende per Francen dhe Gjermanine dhe influencen e tyre ne Afriken e Veriut. Ketu kemi nje sinjal tjeter te forte per lojen e Turqise atje. Nga ana tjeter amerikanet ushtrojne trysni ndaj Turqise qe ajo te mos interferoje dhe te prishe skemen dhe lojen e saj ne Katar, sikurse kemi hapesira te reja per Turqine njekohesisht qe te krijoje nje zone influence ne Ballkan. Kete e pame qartazi tek fotoja qe na erdhi nga Stambolli ku Presidenti turk Erdogan nepermjet çdo detaji te fotos dhe te takimeve shprehte qarte nje pozicionim prej patronazhi ndaj Vuçiçit dhe Rames duke i dhene ketij te fundit nje epersi dhe protagonizem lehtesisht te dukshem (te pakten me foto).

Te gjitha çfare u cituan me siper lexohen qarte tek qasja dembele qe kane burokratet e BE ndaj rajonit te Ballkanit Perendimor, paçka se ne pamje te pare bie ne sy nje protagonizem i Berlinit per ta perfshire e integruar rajonin ne agjenden prioriteteve te BE-se. Deklarata e zyrtarit te larte amerikan para disa diteve se Shqiperia ka nevoje per tridhjete vjet qe t’i afrohet mesatares ekonomike te vendeve te BE-se eshte nje mesazh qe flet shume dhe leshon sinjale te rendesishme. Ajo qe ne duhet te kuptojme dhe qe sipas gjasave z. Rama e ka kuptuar perpara nesh eshte se rajoni ka shume halle dhe gropa per te mbyllur perpara integrimit dhe ai e ka kapur lojen. Me sa duket nuk do te kemi asnje hap te vertete drejt BE-se (perveç qerasjeve me deklarata rutine diplomatike) per banoret barkboshatisur te Ballkanit, pa u mbyllur me pare dosjet politike me te rendesishme te rajonit. Deri atehere shqiptaret duhet te bejne gjithçka duhet bere per te konsoliduar kartat e tyre ne rajon, nepermjet marrjes e te gjitha masave te nevojshme per eleminimin e te gjitha barrave dhe pengesave qe pengojne faktorizimin rajonal dhe shndërrimin tyre ne nje mase kombetare, politike, ekonomike konkuruese me dinjitet ne rajon.

Rama e ka kuptuar kete mire sepse e keshillojne njerez qe e njohin boten dhe fijet e saj mire, ndaj luan i qete dhe tenton te grumbulloje sa me shume pushtet, sepse i tille eshte momenti politik dhe fryma rreth e rrotull. Ne kushte te tilla, kur ka nje favorizim te dukshem, nje epersi te jashtzakonshme e diktuar edhe prej shpartallimit te plote te Opozites dhe luftes se eger brenda saj te cilen ai e investon fort, ai e gjen veten ne kushte komode qe te veje humor me lista te zeza me armiq te brendshem. Ai gjen kohe te ushtroje hobin e tij prej blogieri neper kryeqytetet me te rendesishme politike te botes duke ndjekur trendin e fundit te modes hollivudiane (kostum me atlete, dy gishtat me trendafil apo brekushet me kepuce llustrafin).

Sido qe te shkoje dhe sido qe vijne zhvillimet ne muajt dhe ne vitet ne vijim z. Rama do te vazhdoje i sigurte rrugen e tij drejt grumbullimit te pushteteve te tjera (duke zhdukur nga skena çdo lloj partie e mize politike qe i shkakton bezdi ne rrugen e tij) dhe e ndjen te nevojshme qe ne kete rruge te gjate ka nevoje per atlete sepse ato i ofrojne me shume komfort e komoditet. Sido qe te shkoje e sido qe te vijne punet ai do te mbahet mend si kryeministri qe ka mundur te pikturoje me bukur se kushdo tjeter tablone e popullit me te uritur, me te vuajtur dhe me leckaman ne Europe. “Go ahead Ed”, sepse nuk ka fuqi askush nga keta qe duken, te të ndalë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.